"Te dhëna etnologjike, historike dhe arkeologjike
për origjinën e Egjyptjanëve në gadishullin Ballkanik"

 

-referat për Konferencen Kombëtare, organizuar prej
Shoqatës Egjyptjane te Shqiperisë "Nefreta" dhe qendrës Shqiptare
për të drejtat e njeriut, në daten 28.I.1999 në Tiranë

 

Fjalë e hyrjes

Gadishulli Ballkanik është një vend ku, si në rallë vende tjera në botë, në të kaluarën kanë ndodhur shumë ngjarje historike, siç janë luftrat për interesa të ndryshme, shkëmbimi i mbretërive dhe shteteve, ngritja dhe ulja e niveleve te influencave fetare, si dhe emigracione të ndryshme të lidhur me të gjithë vendet te botës. Po të bëjmë një retrospektive në gjithë ngjarjet që kanë ndodhur në historinë të Ballkanit, do të shohim se elementi etnik nuk ka pasur interes të veçantë në fushën politike, kulturore dhe shkencore ne te kaluaren deri te fundi i shekullit XVIII dhe fillimi i shekullit XIX, kur ne Europe, dhe poashtu ne Ballkan, fillojne te krijohen kombe dhe popuj, dhe prej tyre shtete te veçanta mbas principit etnik.
Ne pjesen jugolindore te Ballkanit, prej shekullit XV e deri ne fillim te shekullit XX, ne fuqi ishte shteti Otoman, i cili ishte teokratik (te drejtat i kishin vetem antaret e fese islame) dhe ku elementi etnik asnjehere nuk mundi te dilte ne siperfaqe. Ne fillim te shekullit XIX ne Ballkan u krijuan disa shtete etnike, te cilat duke i realizuar idete dhe interesat e tyre per zgjerim teritorijal, filojne lufte ndermjet tyre, ne histori te njohura si "luftra Ballkanike". Me vone ne keto troje eshte nje nga frontet e Luftes se pare boterore, ne te cilen ne siperfaqe dalin perseri idete dhe interesat nacional-kapitaliste.
Mbas luftes te Dyte Boterore, ne disa shtete Ballkanike pranohet identiteti etnik i personave, se e verteta nuk mund te mbulohet, dhe ajo e vertete eshte se Ballkani ne pikpamje etnike eshte heterogjen- i bashkuar me popuj slave dhe jo slave, me grupe etnike dhe bashkesi etnike, te cilat jetojne ne shtete te ndryshme te Ballkanit.
Ne kete konteks eshte dhe problemi i nje bashkesie etnike, e cila zgjimin etnik, e ben ne fund te mijevjecarit te II te eres sone, dhe e cila si pas karakteristikave etnike, nuk mund te vlersohet si asnje pjese e popujve ose bashkesive etnike qe i njohim ne Gadishullin Ballkanik.


1. Karakteristikat etnike dhe dallimet e bashkesise etnike
te veçantë në Gadishullin Ballkanik

Ne vazhdim do ti prezantojme disa elemente te kultures etnike, elemente çe caktojne shume probleme etnologjike.
Ne fillim menjehere duhet te tregojme se te antaret te ketij etnikumi egziston nje ndergjegje etnopsihollogjike, per dallim etnik prej etnikumeve te tjera qe jetojne ne afersine te tyre, dhe etnikumet e tjera asnjere nuk i kane pranuar ne rrethet e tyre etnike. Mirpo, kjo popullsi eshte e pervetesuar me vlersimet e saj kulturore prej etnive te ndryshme, per interese te ndryshme. Te antaret e ketij etnikumi shume here perdoren fjalet "tonet", "tones", "dora jone" etj. qe ne nje menyre e fshehin perkatesine e tyre etnike. Ato tregojne se nuk jane as Shqiptare, as Maqedonas, as Turq, as Vllejn (Qobane), as Greke, Serbe e ashtu me radhe deri te Romet, dhe dallohen nga gjithe keto etnikume.
Ne te kaluaren, e cila dhe nuk eshte shume e larget, por ne disa vende edhe sot, anetaret e kesaj popullsie kane hequr dhe heqin shume ofendime ne menyra te ndryshme, se kane qene dhe jane te detyruara te deklarohen per ate qe nuk jane.

a) Nje nga indikatoret (treguset) themelor, por jo dhe vendimtar, per veçantine e nje etnikumi eshte gjuha. Pas studimeve gjuhesore mundet te caktohen rrenjet dhe perkatesia e nje populli ose bashkesie etnike.
Mirepo, ne kete element etnikumi per te cilin flasim, eshte i gjymtuar, ose me sinqerisht kjo bashkesi etnike nuk e ka gjuhen e saj te veçante ne Gadishullin Ballkanik. Sipas vendbanimeve ku jetojne antaret e kesaj popullate e flasin gjuhen e vendit ose gjuhen prej ku kane migruar ne nje te kaluar te afert ne Ballkan. Keshtu per shembull, ne Maqedoni ne qytetet e Ohrid, Struges dhe Resnjes flasin gjuhen shqipe ne dijalektin toske, ne Diber gjuhen shqipe ne dijalektin gege. Ne Kerçove, Prilep dhe nje pjese e Bitoljit (Manastirit) flasin gjuhen Maqedonishte, por nje pjese tjeter e Manastirit si dhe ne qytete te shumta te Maqedonise lindore flasin gjuhen turke. Ne Bullgari ne masivin e Rodopeve antaret e kesaj etnikumi perveç gjuhen Bullgare flasin dhe gjuhen turke, por sipas etnologeve Bullgar, ne disa familje egziston nje gjuhe sekrete, qe e perdorin vetem kur jane ne rrethin e familjes, dhe nuk e flasin ne prezenc te te tjereve. Ne Serbi te gjitha e preferojne gjuhen serbishte, por ne Kosove dhe Metohi si gjuhe "amtare" eshte gjuha shqipe te antaret e kesaj popullsie. Ne gjithe keto vende antaret e kesaj popullsie jane bilingviste ose poliglote. Ne Greqi nuk mund te flitet tjeter gjuhe perveç gjuhes greke, kurse ne Shqiperi ne vendet ku flitet dijalekti Toske ky etnikum flet kete dijalekt, dhe atje ku flitet gegerishteja kjo popullsi flet dijalektin gege.
Ky fenomen nuk eshte i panjohur ne shkencen e etnologjise, kur nje etnikum si gjuhe "amtare" ka nje gjuhe tjeter, ose eshte i shpendare ne meshume gjuhe, si per shembull: Qifutet (Jeudite) ne gjithe boten nuk e flasin gjuhen e tyre; ose sa popuj te ndryshem e flasin gjuhen arabe, spanjolle ose angleze.
Ky fenomen te kjo popullsi shpjegohet me faktin qe do ta shohim me vone, se jeton ne mezin e vendbanime si pakice e rrethuar me shumicen, ku kontaktet jane te perditshme, dhe asimilimi i gjuhes eshte nje konsekuence normale.
Kur flasim per gjuhen duhet te permendim se disa autore shpjegojne se gjuha e egjyptjaneve te lashte dhe gjuha e sotme shqiptare kane shume elemente te perbashket ?! Ky mendim nuk ka akoma baza te forta, dhe ne te ardhmen do ti presim rezultatet te hulumtimit ne kete drejtim .
Poashtu kur flasim per gjuhen duhet te tregohet nje fakt, qe direkt e rezon tezen se kjo popullsi eshte nje pjese e bashkesise etnike te Romeve. Kjo popullsi ne gjithe vendet ku e kemi vezhguar nuk e njeh dhe nuk e mer vesh gjuhen Rome. Kurse Romet kudo qe ndodhen ne Bote me ndryshime dijalektike e flasin gjuhen Rome dhe ajo eshte elementi qe i mban Romet ne nje bashkesi etnike e shperndare ne te gjithe vendet te botes.

b) Siç e permendem me larte, kjo etnikum jeton nje jete te stacionuar, si banues te qendrueshem te vendbanimeve, dhe sidomos ne qender ose qarshiave te qyteteve ose fshatrave, me shtepi te tyre, pergjithesisht ne kate, ku kati i poshtem shfrytezohet per pune artizanale ose per te shitur.
Ne historine dhe traditen te ketij etnikumi nuk mundet te shenohet jete endacake ose gjysme-endacake.

c) Ne shembuj te shumte, antaret e kesaj popullsie ne te kaluaren deri para 30-40 vjet, mereshin dhe disa akoma meren me zanatin e farketarit. Kultura materiale, dhe shpirterore (prallat, legjendat etj.), eshte e pamenduar pa zanatin e farketarit. Marrja me kete zanat eshte shkaku se kjo popullsi banon ne qendrat e vendbanimeve si qe treguam me lart.
- poashtu ne shume raste, kjo popullsi mereshte dhe meret me bujqesi ku punojne ne tokat e tyre, me prodhime per te plotesuar kerkesat e familjes, si dhe per te shitur.
Me bujqesi jane marre dhe si "argate", per te cillen ata pagueshin.

- Kjo popullsi ka virtuozet me te medhejn te muzikes popullore. Instrumentet te tyre jane: gerneta (klarineti), zurna (zurlla) dhe daulleja (lodra). Familja Majo nga Dibra, ne 1949 ne Lagolen ne Angli, ka mare vendin e pare ne Festivalin Boteror Follklorik. Si mbas informatave nga Shqiperia, shume artiste te merituar dhe te popullit i perkasin kesaj popullate, dhe ato me mire e njohin traditen dhe muziken e qyteteve te lashta te Shqiperise. E njejta gje eshte edhe ne Maqedoni, si dhe ne vendet e tjera Ballkanike. Kjo eshte vetem nje tregues qe tregon se punohet per njerez me kulture te larte dhe te lashte.

d) Kjo popullsi ne kulturen shpirterore siç eshte te adetet qe jane te lidhur me ciklin e jetes (adetet te lidhur me lindjen, dasmen dhe vdekjen), ka karakteristika te veçanta. Ne kete rast jemi te kufizuar ti tregojme gjithe keto adete, por mundemi te japim nje mendim qe del nga analizat te ketyre adeteve. Adetet dhe traditat jane ato qe me shume i kundershtohen kohes, dhe po te kene ndonje ndryshim ato ndryshojne ne formen , dhe shume rralle ne permbajtjen, mesazhin qe duhet t'ja dergojne gjeneratave ose ne funksionin per se behen. Prej gjithe adeteve mundemi te tregojme: Ne adetet e lindjes shume here shenohet perdorimi i numrit 3, si dhe theksim i ushqimit kokerror ; ne adetet e dasmes, karakterizohet lufta kunder shejtaneve per pastrimin kosmik si dhe deshirat per pjellori dhe gezim; ne adetet te vdekjes perdoret numri 7, dhe uji per pastrim.
Kjo eshte minimumi i nevojshem qe mundet te tregohet per mesazhet dhe funkcionet te adeteve, qe si konstatim mund te tregohet per te gjithe etnikumet ne Ballkan. Mire po gjithe keto jane karakteristika te etnikumeve te qendrueshme.
Ne kete pjese ku flasim per adetet, medoemos duhet te tregohet nje moment i veçante: Ne gjithë Gadishullin Ballkanik ky etnikum e preferon marjen endogamike, qe don te tregoje, se marjet jane vetem ne suazat e etnikumit. Shume rralle gjaku eshte bashkuar, dhe ato qe do ta bashkonin gjakun do te ishin te etiketuar si persona asocial. Ky zakon me siguri e ka ruajtur kete etnikum mos humbi duke arritur deri te ditet e sotme.
Adetet qe jane te lidhura me ciklin vjetor, me shume jane lidhur me ditet qe i feston gjithe bota ne menyre te ndryshme, siq jane: Shingjergji (6 Maj- ose "fillim i bearit"); Shenmitri (8 Nentor- ose"fillim i dimrit"); si dhe ato qe jane te lidhura me kalendarin kristijan dhe musliman. Fakti se anetaret e kesaj etnikumi qe jane me fejen muslimane, festojne dhe disa dite ose festa kristijane, tregon se ata jane te islamizuar mbas arrdhjes te Turqeve-Osmane ne keto troje.
Ne fund te kesaj pjese etnologjike, ku pame se mbas karakteristikave etnike, punohet per nje etnikum te veçante, duhet te shohim se cili eshte ky etnikum, nga ka ardhur, dhe si ta quajme ?!
Fillimin e ketyre pergjigjeve do ta kerkojme te populli. Populli Shqiptar keto i quajne: Gjyp, Egjyp, Magjyp, Jevg, Evgjit ; ne Maqedoni quhen: Gjupci, Egjupci, Jupci, Ejupci, Ojupci; Ne Bugari: Agupti; kurse Turqit i quajne Kepti. Per keto ka dhe etnonime te lidhur me punen qe e punojne, si per shembull Kovaçi, ne Mal te Zi, dhe Hashkali ne Kosmet. Mbas etnonimeve te para shume qarte na tregohet pse punohet per popullsi qe ka ndonje lidhje me Egjyptin. Prandaj intelektualet te kesaj popullsie, vendosen te deklarohen si Egjyptjanë, ose me qarte "shtetas me origjinë nga Egjypti".
Pyetja qe tani natyrisht po vihet eshte: si dhe kur kane ardhur keta njerez nga Egjypti?. Pergjigja e kesaj pyetje eshte e rende, por shkencetaret qe punojne ne kete problematike, kane arritur deri ne disa njohje.


2. Te dhëna historike dhe arkeologjike

Me poshte do te bejme nje udhtim ne historine e Ballkanit dhe Mediteranit Jugolindor, prej ku do te shohim sa afer kane qene keto vende ne te kaluaren, qe ne ditet e sotme ajo per neve eshte e paparamenduar. Po ashtu dua te permend edhe nje moment: Ne bote dhe sidomos ne Ballkan, nuk ka as nje etnikum qe nuk eshte i gjymptuar ne pikpamjen e te dhenave shkencore per origjinen e tyre, dhe ku disa momente historike jane ne hipoteze.
Ne vazhdim do ti prezentojme burimet historike dhe arkeologjike si pas kronollogjise se ngjarjeve.

Rreth shekullit XII p.e.s. ne buzet te detit Egje dhe detit Jon te Azis se Vogel dhe Gadishullit Ballkanik, jane shfaqur te ashtuquajturit "popujt e detit" ose " popujt nga deti ". Mirpo, deri sot nuk eshte apsolutisht e sakte, dhe nuk eshte e konsoliduar, kush ka qene dhe prej nga kane ardhur. Ne burimet historike tregohet se keta popuj nga deti si pushtues i kane shkallmuar realizimet e deriathershem shoqerore dhe shpirterore te vendasve te vjeter, te cilat kishin arritur nje civilizim dhe kulture me te larte prej pushtuesve, dhe cilat kane lene gjurme ne civilizimin kreto-mikene dhe ne vende te tjera. Arkeologet dhe antropologet, me pak ose me shume, e kane treguar mendimin e tyre, mire po mbetet pyetja te etnologet, te cilet duhet te interesohen dhe ti konsolidojne mendimet dhe metodat mbas fytyrave dhe formave njerzore- karakeristikat somatike, te cilat as e si, ose me mire, apsolutisht nuk perputhen me te caktuarit fise "Helene" prej asaj kohe. Kjo edhe me shume se edhe historikisht edhe kohesisht eshte e mjaftueshme per diskutim, por edhe problematikisht, per egzistimin e atyre fiseve qe na imponohen se "ata qenkan Helenet, dhe prej atyre vjen helenizmi" . Nder mjet hipotezave te ndryshme eshte dhe ajo se ne perberjen, ose me keta popuj nga deti, kane qene dhe banore- popullsi, nje pjese prej fiseve qe e kane populluar teritorin e Egjyptit .

Ne librin "Historia e shkurter e vilajetit te Manastirit", e shkrojtur ne gjuhen turke me germa arabike ne 1911, ne Manastir, majori Mehmed Tevhik, drejtor i gjimnazit ushtarak, permend nje histori shume te vjeter per qytetin, duke shkruajtur : "...Nje nga pushtuesit e pare te botes, faroni Egjyptijan Ramzesi i II, prej Grekeve i quajtur Sezostris, i cili ne skenen boterore u shfaq 2.300 vjet para hixhres, prej kur me 600 mije kembesore, 24 mije kaloresi dhe 26 mije karoca pre lufte, e pishtoi tere Azine, e kaloi Bosforin ne Detin te Zi, dhe nder mjet Dardaneleve ne Detitn Mramor (hyri ne, sh.i.) Rumeli ( Gadishullin Ballkanik) dhe i pushtoi: ter Danubin, krainat te Odrines dhe Tesalonikut; ne krye te pararojes te ushtrise se tij, nder mjet Manastirit, ariti ne Shqiperi dhe e zgjeroi pushtetin e tij ne krainat rreth qutetit te sotem te Beratit. Mbas pushtimit te gjat nje vit e gjusem ne keto kraina, dhe mbas se i pushtoi te gjithe krainat e Rumelise, per shkak te urise qe ishte e shfaqur, ishte i detyruar te terhiqet. Duke terhiquj hyri ne Egjypt, dhe ne ate arst karocen te tij e zvarnin 24 sundimtare, cilat i kishte roberuar ne marshuten dhe cilat ne vend te kuajve ishin te mbrejtuar ne karocen e tij....".

Egjyptijanet e lashte jane ne prekje me vendet tona dhe ne baze te sistemit mitologjik. Miti alternativ Maqedon- bir i Zeusit ose Maqedon- bir i Ozirisit (sipas legjendave greke ose sipas Diodorit nga Sicilija), ka natyre fillimtare se perbashket nese aprovohet hynija supreme simbolike Amon-Zeus, ose nese aprovohet varsija ose dualiteti i panteonit helenik me ate te Egjyptit .
Legjenda e Kadmos dhe Kadmejet te tij, e lidhin token e Egjyptit (Teba ne Nil) me vendet Greke (Teba ne Beoti), me von me vendet Maqedone (Lihnidos- Ohri), dhe ne fund me vendet Ilire (buza lindore e Adriatikut). Shume emra te stergjysheve te Kadmos jane te njejta me emrat te njohta te vendeve dhe emrave historike: Epafi, bir i Ia-se i Zeusit, eshte i martuar per Memfisin, bija e Nilit. Ketyre i eshte lindur bije me emer Libija (emer greke per Afriken). Libija ka qene gjushe e Kadmos, Europes dhe Belit. Beli ka qene babai i Danajes (Helades) dhe Ajgipes (Egjyptit) .
Legjenda e Kadmos mundet te hyje ne nje kontekst arkeologjik me disa te dhena te varezave ne pjesen arhaike te nekropoles "Trebenishte" ne f. Gorenci, afer Ohrid (sheklli VI-V p.e.s.). Ajo se maskat prej floriri dhe gjithe mbeshtellja prej floriri qe i rrethon princat e vdekur ne Mikene (Peloponez), ka reflektim reminiscesor te shfaqja e ngjajshme ne varezet e princave te Trebenishtes, eshte sidomos ne lidhje motive, se ky princip jogrek, dhe me ne fund princip egjyptijan, i takon rrethit te njejt ideologjik dhe fetar si piramidave dhe mumificimit. Ne Egjypt, ne Krete, ne Mikene dhe ne Trebenisht, mund te shikojme koncept te njejte te eskatologjise, qe eshte i panjohur per shpirtin racional helenik .

Herodoti (shekulli i V p.e.s.) i quajtur " babai i historisë " duke shkruajtur per eksploatimin e minereve ne Helade, do te shkruaje : "...Ne Maqedoni Fenikijanet te lashta e eksploatonin mineralin te floririt, qe e shkrinin ne furra specijale, shum para se te vin kolonistet egjyptijan ne Helade..." Prej kesaj teksti mund te konkluziohet se ne shekullin e V p.e.s. kur ka rrojtur
Herodoti, ne Helade ka qene e njohur se kolonistet egjyptijane punokan me metalin dhe minjera .

Ne kete periudhe mund te shenohen dhe perrallat te skrojtura prej autoreve Greke lidhur me formimin e qytetit te Athines, prej ku mund te shikojme se "... Egjyptijanet jan te vendosur ne 12 mala te Athenes, ku merren me zanatet te tyre tradicionale, cilat mala me vone behen qendra te kesaj popullate, dhe me vone (Egjyptijanet, sh. i.) e marrin emrin te perabashket Athenjane...".

Nje prej mundesive per ardhjen e Egjyptijaneve ne keto troje eshte edhe kjo: Siç eshte e njohur me Mojsein (Musan) fiset Hebreje (Qifutet) prej robesise ne Egjypt u kthyen ne atdheun e tyre. Mirpo mbetet si pyetje e hapur, a mund me keto fise Hebreje te kene qene te bashkuar dhe grupe me te vogla ose me te medhaa Egjyptijane ? Pastaj, a mund me fisin hebrej Venijamit i cili pas luftrave fisnike eshte terhequr nder mjet Mediteranit ne Peloponez ne Arkadi, te kene arrdhur dhe grupe egjyptijane, te cilat jane farketare, dhe te cilat jane vendbanuar, shumezuar dhe shpendare ne Gadishullin Ballkanik ? Kjo le te mbetet vetem si nje mundesi, per ardhjen e Egjyptijaneve ne keto vende, per te cilen mundesi ne te ardhshmen duhet te behen humultime me te thella.

Ne shekullin e IV p.e.s. ne Ballkan siç eshte e njohur zhvillohet shteti antik i Maqedonise, i cili zenitin e perjeton me personin e Aleksandrit i III te Maqedonise, i cili per mbritjet e tij te jashtzakonshme ne pikpamjen shoqerore, lufterake dhe kulturore, eshte i quajtur i Madh. Konkurenti dhe bariera me e madhe e tij per te pushtuar boten, ishte imperatori Persijan- Darije i II. Mbas betejes ne Is, ku Dariju i II mezi e shpetovi jeten e tij, ai u dha ne ikje qe perseri te organizoje armate per lufte kunder Aleksandrit. Aleksandri ne vend qe ta ndjeki Darijen dhe ta zeje para se ai te organizohet, merr vendim te ktheje rrugen dhe te shkoje ne Egjypt. Arsyja per kete kthim mund te kerkohet ne legjenden qe e permendem me lart. Si pas Diodorit nga Sicilija (historijan ne shekulin e I p.e.s.), Maqedonia si vend e ka mar emrin nga Ozirisi (zoti i nentokes dhe nje nga zotrat kryesor ne mitologjine egjyptijane) i cili duke e pushtuar boten, ka arritur ne Ballkan dhe per prokuror e ka lene birin e tij Maqedonin, prej ku edhe ky vend e ka mare emrin Maqedoni. Si pas kesaj legjende Aleksandri ka qene me origjine prej zotit Oziris. Ai prej Egyptijaneve ka qene i pritur si çlirimtar, dhe ne delten e Nilit e formon qytetin Aleksandrija qe do te jete qendra e botes ne çdo pikpamje. Aleksandri do te shkoje ne Memfis ku do te proklamohet per trashegimtar i faraoneve dhe zoteve egjyptijan.
Shume autore tregojne se ne kete kohe shum ushtare maqedonas jane martuar me vajzat Egjyptijane. Ashtu nje shembull eshte i njohur edhe ne Persi ku eshte bere nje martese masive ne qutetin e Suzes ne 332 p.e.s.). Normalisht me terheqjen e legiave maqedonase prej Egjyptit ne Ballkan, ka arrdhur deri ne migrim te familjeve, ose te Egjyptjaneve veçanerisht. Ne kete ta lidhim dhe faktin e njohur se Aleksandri prej shume vendeve ku ka luftuar dhe ka kaluar, ka marr njerez te afte, nga pikpamjeve te ndryshme, dhe si do mos zanaçinj te ndryshem, dhe para te gjitheve farketare, te cilet dinin te komandojne me zjarin, te shkrinin metalin, dhe prej tyre te prodhojne jo vetem arme, por dhe gjera te tjera per byjqesi, shfrytezime fetare, gjera shtepie etj . Aleksandri do te vdese ne Vavilon, mendohet eshte i helmuar, por trupin ja çojne ne varr ne ishullin e Nilit ne Aleksandri, ne Egjypt. Shume gjurme arkeologjike ne Ballkan tregojne per zgjerimin e disa kulteve egjyptijane ne periudhen pas vdekjes te Aleksandrit.
Gjurma prej tempulli e zotereshes Izida (Izis), ka ne Oher . Ne Herakleje (Manastir) po ashtu ka nje tempull i konsideruar Izides dhe Serapisit . Cilat kane qene ato njerez qe besokan ne keto zotra, dhe jane falur ne keto tempulla? Statuja te Izides jane gjetur ne shume vende arkeologjike ne Ballkan. Po ashtu prej kesaj periudhe ne ornamentet te ndryshme shume here mund te njihet figura e skarabeit- i cili eshte nje insekt me "vend nderi" ne simboliken besimtare te Egjyptit. Skarabei e simbolizon kultin nga dieli dhe ai eshte atribut permanent ne prezentimet e zotit primar dhe superior- Kheprit, babi i zoterve egjyptijan .

Prej shekullit e II p.e.s. ne Gadishullin Ballkanik zoteron imeprija Romake. Ne kete periudhe mineralogjija ka nje zhvillim te madh (sidomos eksploatimi i minerave te hekurit me fisnikerimet e hekurit).Dhe lidhjet rrugore ne Imperine e madhe kane nje zhvillim te madh. Hekuri dhe çeliku me nje intenzitet te madh shfrytezoheshin ne vendet tona ne kete periudhe. Ketu kalonte dhe rruga Via Egnatia qe i lidhte te dy qendrat te Imperise- Romen me Konstantinopolin. Per nevojat e qarkulimit gjate rruges, ne pikat per pushim dhe ushqim te udhetareve dhe kuajve, sigurisht ka pasur dhe farketare te cilat i regullonin nalçat (mbathjet) e kuajve ose pjeset te tjera te mjeteve per udhtim . Anastas Primovski te Aguptet- farketare ne Bullgari, ka shenuar disa legjenda te tyre qe flasin se ato jane te sjellur ne ato vende prej Romakeve si robe dhe farketare prej Egjypti . Nje legjende e ngjajshme eshte e lidhur me Gaj Julie Cezarin i cili qe ta thyeje rezistencen e Trakeve dhe duke i udhehequr me parullen "perqa dhe sundo", nje pjese prej banoreve te Egjyptit i ka vendosur na Traki .

Ne vendet ku kalonte rruga Via Egnatia, ose deget e saja, mundet te shenohen shume toponime si per shembull: "Kodra e Egjypeve", "varezet e Egjypeve" etj. Ne nje ashtu lokalitet "Egjupski grobishta" ("varezet e Egjypeve") ne koten 2009 te malit Stogovo ne Maqedoni, eshte bere nje hullumtim arkeologjik ne vitin 1990, prej arkeologut Pasko Kuzman. Ne afersi te ketij lokaliteti, i cili eshte nekropole, u gjet nje miner e haruar i cili e eksploatoka mineralin e hekurit te manganit. Mirpo lartesia e madhe dhe aritja e rende ne lokalitet, per tani nuk lejojne te behen hulumtime me te thellet arkeologjike.
Nje nga situatat tragji-komike te kesaj periudhe e lidhur me farketaret eshte kur disa kvazi- shkencetare ose politikane, tregojne se ne rrugen Via Egnatia si farketare kan punuar Romet, ne periudhen Romake, por harojne se Romet ne Ballkan per heren te pare paraqiten ne shekullin e XIV se eres sone.
Ne shekullin e IV se eres sone fillojne luftrat dhe ndarja e imperise Romake. Ne luften ndermjet Licinijt dhe Konstantinit ne nje burim shenohet se: "Egjyptijanet me shpejtesi te madhe kane leshuar 80 anije-triere me ushtare dhe marinare Egjyptijane". Nje shembull te njejte shenehot dhe ne kohen te Teodosijit (379-395) ne luftrat per tronin. Atje thuhet: "... Kur Egjyptijanet arriten ne Maqedoni ishin te bashkuar ne rradhat te medhenj ushtarake, dhe ndermjet ushatareve nuk ka pasur dallim ndermjet Romakeve dhe Barbareve, aty te gjithe ishin te bashkuar..." Me vone thuhet: "... se ushtareve Barbare (mendohet per Egjyptijanet, sh.i.) ju ishte e lejuar te kthehen ne vendet e tyre, ose te vendbanohen..." .

Ne shekullin e V ne registrin e vendeve te Imperise Bizante eshte i shenuar dhe vendi "Egjypti i vogel" ne Peloponez.

Ne shekullin e IX Arapet shum here i sulmonin qytetet e bregdetit Ballkanik, medis kujt sigurisht ka pasur dhe ushtare prej Egjypti. Sulmet dhe blokimet mund te kene pasur konsekvence te jene banuar ushtare Arape ne qytet te bregdetit.

Ne shkullin e XIV ne Ballkan fillojne te paraqiten Romet dhe prej athere fillojne te bashkohen dhe te ngaterohen etnikonet Egjyptjan dhe Rom. Pse ka ardhur deri ne kete pune? Rome ne historine dhe traditen e popujve, ku ne disa vende mundet te shenohet edhe sot, jane te etiketuar si njerez qe mund t'ju bejne dem njerezve te tjere, dhe per ate arsye nuk qenkan te mirepritur prej vendasve te fshatrave dhe qyteteve. Romet qe te munden t'ju afrohen vendasve prezentohen dhe deklarohen si njerez me te cilat ngjajne somatikiskt (mbas ngjyres te lekures) dhe te cilet jane te pranishem nga populsija ballkanite, dhe jo vetem ballkanike. Per kete ka dhe burime historike ku disa grupe Rome ne shekullin e XIV prezentohen si konta, komandanta etj. duke i quar me vete letra shoqeruese- brojtese, me kontekst se jane refugjate prej Egjypti, dhe ikin prej Osmanlive, se nuk kane dashur ta pranojne islamin- pra jane te malkuar dhe gjykuar si endacake dhe ne jete te varfer. Nje grup tjeter prezentohet si banore te "Egjyptit te vogel" ne Pelopones dhe me origjine jane prej miganteve Egjyptijane me ushtaret te Aleksandrit te Maqedonise, si zanatçinj-farketare, te cilat me vone jane bashkuar me grupet endacake- çergare Cigane. Keto endacake Cigane vendbanoreve Egjyptijane ja japin emrin, kurse prej tyre e marin zanatin e farketareve .
Prej keti momenti fillon ngaterimi dhe konfuzioni qe edhe me vone do te paraqitet ne burimet historike, por edhe ne jeten e perditshme, ku mund te shihet edhe me etnonimin angles "Gypsy" per Romet. Me vone Romet do te sherngulin edhe nje legjende se e kane preardhjen nga Egjypti qe mund te shenohet ne shume raste. Edhe shkenca deri ne fund te shekullit XIX mendonte se Romet e kane origjinen nga Egjypti. Mirpo, ndermjet studimeve komparative filologjike u gjet dhe u vertetua se ato e kane prejardhjen nga Penxhapi (vendi i 5 lumeve). Me vone dhe shkenca historike do te zbuloje se egzodusi i tyre fillon ne shekullin e XI me diktaturen e Mahmud Gaznit ne Penxhap.

Mirpo ne fillimin e zoterise Osmane ne Ballkan ne nje rast mund te shihet se administrata Osmane ben ndallim ndermjet Romeve (çingene) dhe Egjyptjaneve (Kiptijane). Ashtu ne 1530 do te shpallet "Kanunname-i Kibtijan-i Vilajet-i Rumeli" (Kodi i Egjyptijaneve te Vilajetit te Rumelise), kurse ne vjetin 1541 "Kanun-i ser' asker-i Liva-i Cingane" (Ligji i komandanteve te shanxhakut te Romeve) .

Ne periudhen e dobesimit te imperise Osmane ne fillimin te shekulit XIX, ne histori kane mbetur shume pune ta pazbuluara te lidhur me personen e Mehmed Aliut, dhe me emigracionet te organizuara nga ai prej Ballkanit ne Egjypt. Kjo edhe me shume, se per mbretin te fundit te dinastise te Mehed Aliut- Farukun, tregohet se ne 1931 dhe 1937 ne dy nota diplomatike deri te shtetet ballkanike ka kerkuar te kthehet populi i tij ne Egjypt .

Keto ishin disa momente etnologjike, historike dhe arkeologjike qe e mbeshtetin tezen per origjinen Egjyptijane te nje pjese te popullsise Ballkanike. Por mos harojme edhe nje fakt: Gadishulli Ballkanik dhe Mediterani Lindor me Egjyptin, prej Aleksandrit te Maqedonise ne shekullin e IV p.e.s., ndermjet imperiave Romake, Bizante dhe Osmane, deri ne fillim te shekullit XX, ose per Egjyptin deri ne shekullin XIX, 23 shekulla, ose afer 2.300 vjet, kane qene ne nje bashkesi shteto-administrativ. Kurse ne nje shtet migracionet te mbrendshme jane nje gje noramale.

Sot organizata te Egjyptjaneve kemi ne Shqiperi, Maqedoni dhe Jugoslavi me Kosoven dhe Metohin. Ndergjegja etnike eshte zgjuar dhe ne Bugari, dhe ne Greqi, mirpo deri tani ne keto shtete nuk eshte lejuar lirisht te tregohet perkatesia etnike e persovane.

Ne 26.09.1998 ne Oher, Maqedoni u mbajt Kongresi i Pare i Unionit Ballkano Egjyptjan. Ne kete Kogres si mbas diskutimeve dhe njohjet shkencore u tregua se ne Gadishullin Ballkanik jetojne mbi 1 milion banore me origjine egjyptijane. Kete veper do ta mbarojme me fjalët e një filozofi Romak te shekullit të II p.e.s., me emer Lucius Apulcius: "O Egjypt, Egjypt per historine dhe arritjet tënde do të mbeten vetëm përralla, që gjeneratave te ardhshme do t'ju jene të pabesueshme".


Tiranë, 28.01.1999


Autor : Rubin Zemon , etnolog - doktorant

. _______________________________________________________________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________________ 

.

. Interviste me Bislim Hoti

.Ne mendojmë se për të gjitha këto ka mundur të na ndihmojë faktori ndërkombëtar.


Intervistë me deputetin e partisë së re demokratike të egjiptianëve të Kosovës, Bislim Hoti.

DW: Sa kanë qenë të rrezikuar ashkalinjtë gjatë trazirave të marsit në Kosovë?

Hoti: Po mendoj se ngjarja e fundit te popullata jonë ka krijuar një imazh negativ dhe pa perspektivë për komunitetin tonë në Kosovë. Këtë vleresim tani siç e dini mirë edhe ju e kanë bërë të gjitha institucionet nderkombëtare dhe vendore, kur kemi të bëjmë me lirinë dhe mbrojtjen e pakicave tona kombëtare. Protestat e organizuara nuk përfunduan pa e dëmtuar edhe komunitetin tonë

DW: Në ç´mënyrë e dëmtuan?

Hoti: Këtu vlen të përmendim njëren nga komunat e Kosovës Vushtrinë, ku sulmet e organizuara ishin drejtuar drejt lagjes të banuar me komunitetin tonë duke i maltrajtuar me fyerje, rrahje, djegje të shtepive dhe me pasoja të tjera. Do të thotë u dogjën me se 70 shtepi dhe u debuan afro 300 banorë, të cilët tani banojnë në kushte shumë të vështira në bazën e kampit francez. Ne kemi vizituar dhe ndihmuar disa. Rrëfimet e tyre lidhur me ngjarjen që e përjetuan janë të tmerrshme, për të cilën nuk kemi fjalë për të shprehur më tutje, por ajo që është më kryesorja ata kerkojnë ndihmë nga bashkesia nderkombëtare, sepse një gjë të tillë nuk ka mundesi ta bëjë faktori politik vendor.

DW: Mendoni se vazhdon mëria e mbetur pas luftës? Dihet se pas luftës u kryen akte hakmarrjeje nën akuzën për bashkepunim me serbet, nuk ka kaluar kjo akoma?

Hoti: Jo, kur kemi të bëjmë me egjiptianët kemi të bëjmë edhe me ashkalitë, sepse jemi një popullatë, por ata ende është hera e dyte që kanë përjetuar kete situatë dhe pas takimeve të shumta që kemi patur kemi konstatuar se personi kryesor që mundohet të implementojë kerkesat e tyre është avokati i popullit, Mark Antoni Novicki, i cili duke i patur parasysh kerkesat dhe peticionet që i janë drejtuar kërkesën e tyre se bashku me peticione iu ka derguar të gjitha instancave politike vendore dhe nderkombetarë që janë në Kosovë por edhe BE, OKB-së që kjo popullatë urgjentisht të dalë dhe ta gjejë shpetimin e saj në një vend të tretë, sepse për momentin ketu nuk ka mundësi të përballet ballafaqimeve tejet të rrezikshme.

DW: A kanë mundësi egjiptianët të punësohen sa janë të pranuar në mjedisin shqiptar.

Hoti: Sa i përket integrimit me popullatën shqiptare ne duhet të themi se faktori vendor është ai, i cili na ka ndihmuar më se shumti, por të gjitha keto të këqija që vijnë ketu nuk kanë të bëjnë me parlamentin e Kosoves, apo me qeverinë, apo faktorin politik vendor sepse të gjitha të metat vijnë nga bashkësia nderkombëtare, e cila nuk është kujdesur për ne dhe eshte e vetmja që të gjitha këto ndihma që janë drejtuar për pakicat në Kosovë ia kanë drejtuar vetëm serbëve dhe vetem për ata po mundohen. Problemet janë të theksuara tek ne është papunësia, mungesa e ndihmave humanitare, mungesa e ndertimit, ajo e asistencës sociale, mungesa e arsimit, mungesa e pjesemarrjes sonë në institucionet vendore dhe nderkombetare siguria, mospjesemarrja në mediat elektronike dhe ata të shkruara.

DW: Kush prisni se mund t´ju ndihmojë?

Hoti: Ne mendojmë se për të gjitha këto ka mundur të na ndihmojë faktori ndërkombëtar, sepse ata të gjitha që kanë të bëjnë me mbrojtjen e minoriteteve në Kosove, përfaqësues kryesorë dhe udhëheqës kryesorë në cdo institucion janë punëtore nga UNMIKU. Këtu e shohim neve problemin. Do të thotë problemi i punësimit i asistencës sociale integrimi, lirimi i banesave të uzurpuara dhe të gjitha ata ceshtje të tjera kyce që janë në interes të popullates sonë janë udhëheqësit nga UNMiK-u do të thotë faktori politik vendor.

DW: Si e vleresoni gjendjen e egjiptianeve 5 vjet pas luftes. Keni jetuar më mirë para luftës, apo pas luftës?

Hoti: Jo mendoj se tani është më e theksuar, sepse dihet se ne kemi dalë nga një luftë shumë e tmerrshme. Kjo luftë nuk ka qenë e mirë as për popullaten shumicë por edhe ne jemi të prekur nga kjo luftë, por ajo që është më kryesore se gjithë kete kohe që prej perfundimit të luftes problemet tona janë mjaft të theksuara dmth problemi kyç mbetet papunësia, arsimi, ndertimi por ajo që ballafaqohemi tani është edhe kthimi i popullates.

DW: A janë kthyer të ikurit? Sa janë kthyer, ç´mund të na thoni për këtë?

Hoti: Po ne kemi dalë me një rezolutë dhe kemi kerkuar ndihmë nga zyra në UNMIK për kthimin e minoriteteve në Kosovë dhe se mendoj se nuk kemi gjetur një gjuhë të perbashket, sepse ata kanë filluar që t´i kthejnë njerëzit nga Gjermania. Mendoj që edhe ju jeni në dijeni edhe shteti gjerman dhe ketu është bërë një shkelje flagrante që mund ta quaj ashtu e lirive dhe e të drejtave të njeriut, se njerëzit që janë kthyer vitin e ri nga Gjermania kryesisht, sepse nga shtete të tjera jo, kanë patur pasoja të ndryshme sepse edhe pse janë premtuar se do të ndihmohen kjo nuk ka ndodhur fare vetëm t´i largojnë me maltrajtime nga Gjermania. Ne kemi shkuar në vend ata vetem i kanë derguar në aeroport të Prishtinës dhe aty i kanë lënë në mëshirën e fatit. A kanë keta njerëz një bazë të ekzsitencës së tyre, ku mund të kthehen.

DW: A kanë keta njerez një bazë ekzistence, ku të kthehen?

Hoti: Jo nuk kanë edhe ne nuk na kanë besuar se po ndodh kjo, prandaj ne duke iu falenderuar kryesisë sonë që kemi në Gjermani kemi derguar avokat nga Gjermania për ta parë në vend situatën e njerëzve, të cilet janë kthyer dhe avokati që ka qenë ketu nga Berlini, që është i lidhur me Bundestagun gjerman e ka vleresuar se mund ta them lirisht se është turperuar me një vendim të tillë që e ka bërë shteti gjerman për kthimin e popullatës.

DW Ka kanë shkuar këta njerëz, që janë kthyer?

Hoti: Kanë shkuar tek të afermit.

DW: A ka për ta ndonjë ndihmë fillestare të organizuar nga shteti, apo ndonjë organizatë humanitare?

Hoti: Asgjë nuk ka, sepse organizata humanitare për kthimin e popullates siç është UNHCR merret vetem me njerëz që janë vetem brendaperbrenda Kosoves dhe në rajon me Kosoven. Ne u jemi drejtuar institucioneve gjermane dhe zivcerane, ku jeton popullata jonë që ta nderpresin kthimin e popullates, përderisa nuk krijohen kushte në Kosovë. Kushtet që duhet të krijohen më parë janë se ne kemi një numër të madh të popullatës sonë që mënjeherë pas luftës kanë ikur në Maqedoni, Mal të Zi, Serbi, ku femijët e komunitetit tonë në këto vende, ku jetojnë janë pa arsim, janë pa ndihma, pa rrymë, kerkojnë bukë, kerkojnë të gjitha, vetem bashkesia nderkombetare apo organizata UNHCR nuk ka bërë ende të mundurën që ata t´i kthejë në vendet e tyre dhe t´u ndertohen shtepitë dhe t´i kthehen jetes normale.

DW: Zoti Hoti, sa egjiptianë kanë jetuar para luftës në Kosove nga ana statistikore dhe sa jetojnë sot pas luftes?

Hoti: Edhe para një viti kam dhënë një deklaratë tek juve. Sipas regjistrimit të fundit që është bërë në vitin 81 në Kosovë kanë qenë 155 mijë, kurse për rrethana të ndryshme nga regjimi serb prej viteve 80-ta kanë filluar që për gjendje ekonomike dhe politike një numër i madh i komunitetit ta marrë Evropën, të largohen. Por dua të them se edhe pas luftës tani që ndodhi lufta mund të them se në Kosovë egjiptianë dhe ata që e quajnë vetem ashkali jemi 45 mijë dhe hiç më teper. Sepse presim që njëzet e sa mijë të kthehen që janë në regjion me Kosovën, ish vendet e Jugosllavisë.

DW: Cfarë gjuhe përdorin egjiptianet, në çfarë gjuhe bëhet shkollimi fëmijeve?

Hoti: Ne nuk kemi problem me gjuhë, sepse doke, zakone, të gjitha i kemi shqiptare.

DW: A jeni të kënaqur me përfaqësimin në institucionet e Kosoves?

Hoti: Po besoj se në ata komuna, ku kemi arritur të kemi pjesemarrës në asambletë komunale mendoj se puna shkon pakez me mirë, sepse dihet se ç´ka bëhet dhe ku mund të jetë buxheti, që është i dedikuar për komunitete, kurse nëpër komuna të tjera ku nuk kemi përfaqësues atëherë shohim se përfaqësues të UNMIK-ut që përfaqësojnë zgjedhjen lokale për komunitete mendoj se shumë pak na kanë ndihmuar në atë aspekt, apo hiç fare, sepse janë të obliguar apo na kanë thënë se ne jemi të orientuar nga serbet dhe juve ju kemi lënë anash fare.


Angjelina Verbica

._____________________________________________________________________________________________________________________________

._____________________________________________________________________________________________________________________________

.

.

.

 Tribuna Shkencore " Kush janë Egjiptiano - Shqipëtarët e Kosovës"
Albanofonët


.

.

.

.

Shkenctarë dhe historianët kosovarë në punimet e tyre shkencore, mbeshtetëten Komunitetin Egjiptiano- Shqipëtarë në origjinen e lashtë të tyre nga Egjipti. Një thënje nga prof. Esat Satvileci thuhet "Hisoria është me e mir kur shkruhet me doren tënde" , pra komuniteti Egjiptiano-Shqipëtar , patë dhe ka histori por për fat të keq nuk pati shkenctar dhe historian, tha organizatori i simpoziumit ,njëherit edhe deputet z.Xhevdet Neziraj.

.

.

.

.

Instituti Albanalogjik në Prishtinë , ishte vatra ku e gjeten takimin disa Shkenctarë, historianë dhe etnologë më eminent të Kosovës dhe Maqedonisë në mungesë të arsyeve objective të studiuesve nga Shqipëria ,duke kontribuar me punimet e tyre shkencore në lidhje me temen se kush janë Egjiptiano Shqipëtarët e Kosovës ? - "Albanofonet"( Shqipfolesit). Organzimi e Tribunës është bër nga Shoqata Egjiptiane e Kosovës nën mbeshetje finansiare nga Diaspora . Që në hyerje , organizatori z. Xhevdet Neziraj përshendeti të pranishmit si historianët dhe shkenctarët,zyrat ndërkombetare , Osce-n ,qeveritaret dhe deputetet e Kosovës si dhe numrin masivë të pjemarrësve. Dhe me një para hyerje foli për rendësin dhe humanitetin e tribunës e cila në vehte ka histori , antropologji dhe politikologji që e plotëson nevojën shpirtrore të popullit të tijë për njohjen e vet vehtes. Dyndejet e Popujve kan bër që nga të gjitha vendet të kesaj levizje të popullsisë. Komunitetei egjiptian ka trashëgu një të kaluar të vështir ,sot ky komunitet ka rastin që emertimet përbuzese dhe të pakuptimta me pa baza shkencore si magjup, evgjij , ashkali etj . me punime shkencore ta shëndrroj në realitet dhe vet besim. Egjiptianet Shqipëtar kanë gjuhë kultur dhe tradit të njejtë me Shqipëtaret ,ashtu të asimiluar me të njetin rast si me Arbreshët e Italisë, tha z. Xhevdet Neziraj. Dëshmia më e mir se egjiptianët shqipëtar kan origjin nga Egjipti është në veprat e të mëdhenjëve si Sami Frashëri në vepren mbi "Afriken", Eqrem Qabej dhe Aleksander Gjovani në veprat e tyre spjegojn termin Magjup , ku thojn se parashtsa MA ju ka ngjitur fjales greke Agyptus, në fjalorin e sotëm si dhe në enciklopedin e fundit nga grupi i shkrimtarve të akademis së shknecave të Shqipërisë ka të dhena etnologjike ,kulturore e historike për evgjit-magjupet që kan prejardhje Egjiptase. Në vepren e Zija Shkodrës "Esnafet Shqipëtar" me 1976, ne vepren Migjen Kelmendit "Histori e mbuluar me Shall " si dhe nga Aleksander Stipqeviqi në Librin " Ilirët"

.

.

Në fjalën e Akademik Mark Krasniqit u tha se un kam marr pjesë edhe me një takim të organizuar nga një komunitet (Ashkalit) , por ai më tepër ka qenë si manifestim dhe ky i sotit dallon dukshëm nga ai. Populli egjiptiano- shqipëtar i ka të gjitha elementet e përbashkëta sa i përket traditave, kulturës dhe gjuhës me Shqipetarët çka don të thot ne kemi histori të përbashkët deri dikun dhe duhet të thellohet , me argumente shkencore , ashtu siç keni vepru ju Egjiptianët . Juve keni gjetë rrugën me të drejt tha Akademik Mark Krasniqi.

.

.

 

Prof.dr.Muhamet Piraku tha se shqiptaro-egjiptianët u natyralizuan në shqiptari para ndarjes së kishës ortodokse dhe katolike dhe morën fenë Islame. Rreshtimet aktuale , kulturore e politike janë se shqipëtaro egjiptianët dhe ata ashkali , nuk janë romë endacak , cergan e as rom gabel, madje as nuk mundë të kapet me ndonjë lidhje gjaku e etnie me romët. Në bazë të shumë të dhënave , vjetersia etnike për pronësin e të sotmes dhe të ardhmes së Kosovës dhe Shqipërisë etnike, në Ambientin Iliro albanofon ,të parët janë vendosur egjiptianet shqipëtar . Egjiptianet dhe Ashkalit janë të njejtë dhe keta me koh kan marrë Gjuhën , fenë dhe traditat e mjedisit Shqipëtarë madje vajtojn në shqip dhe fëmiet i pagëzojnë vetem me emra Shqip , pra këta duhen të bashkohen me një emer për rreth shqipes dhe flamurit Shqipëtar , ashtu edhe siq po e bëjne tha Prof.Dr Muhamet Piraku.

.

 Në Punimin e tij shkencor Prof.Dr Skender Riza parasheh se sinonimi Ashkali për emrin Egjiptian është emer lokal i cili përdoret vetëm në rrafshin e Kosovës , e në rrafshin e Dukagjinit përdoret sinonimi Magjup .
Këto sinonime nga Shqipëtarët përdoren me kuptimin përbuzës.Në baz të rezultateve të studiuesve përendimor magjupet , evgjit më sakt Egjiptianet e Shqipërisë etnike , Shqipëria , Kosova dhe Maqedonia janë më prejardhje nga Egjipti., gjuha e tyre është shqipja prandaj quhen Egjiptian Shqipëtar


apo nga populli magjup Shqipëtar apo ashkali Shqipëtar nga ana tjeter Romët janë me prejardhje nga India dhe gjuha e tyre është gjuha Rome tha prof. dr Riza. Stergjyshërit e Egjiptianve, Pellazgët , djepi i të cilve ishte Gadishulli ballkani , gjasht mij vjeqari , 4-1 para eres son u detyraun të shperndaheshin për shkak të shtimit të tyre në pjesë të ndryshme të Botës , të Evropes , Azis e Afrikës. Fjala magjup , magjyp , magjip ka dal nga emri egjypt , egjupt egjipt ,mirpo emri magjup në mjdeiset tona ka marr kuptimin përbuzës prandaj nuk do të ishte gabim nese ky emer zavendesohet me emrin egjiptian në pikpamje etnike dhe me emrin shqipëtar në pikpamje Kombëtare . Prof. dr. Skender Riza pohoj se emri Ashkali duhet krejtesisht të hjeket nga përdorimi sepse nuk etregon as përkatësin kombëtare e as pëkatësin etnike madje as përkatësin teritoriale. Emri Ashkali ka dal nga Fjala shqipe ashkel, ashkla ,që dmth copë e vogël e holl e cila shkëputet nga druri të cilën e coptojn apo e qajn me sopat , pra termi Ashkali don të thotë njeri që copton në dru me sopat - Drurar. Prof.dr. Maliq Osa tha se është i fascionuar me organizimin e till i cili me të vërtet i thuhet shkencë, dhe kur mendon se a kemi të drejtë që tju themi shqiptaro egjiptianve që kanë prjeardhje nga Egjipti thot se duhemi patjeter ta zyrtarizojm ket komunitet ,sepse historia është shumë e qartë.

.

Në munges të shkënëctarve nga shqipëria të cilët për arsye objektive , shkak i udhëtimeve munguan , fjalen e mori edhe etnologu nga Ohri njëherit edhe krytar i Unionit egjiptiano-ballkanik z.Rubin Zemon I cili mendon se sipas disa autorve edhe vete emri i vendit Maqedoni vjen nga Egjipti, sipas Teodor Sicilijanskit , historian shek. të parë para eres son , biri i Ozirisit e ka emrin Maqedon i cili është pagëzuar kur Ozirisi i ka sundu këto troje. Zemon foli edhe për disa shembuj të dhëna mitologjike , historike e arkeologjike te cilat flasin dhe tregojn se lidhjet e ballkanit me Egjiptin lashtë janë të shumtë në qdo pikpamje si konsikuencat e migrimit dhe kolonizimit të popullatës egjiptiane në gadishullin Ballkanik .

.

Prof.Dr Hakif Bajrami porosit organizatorët që të mbajnë ketë qendrim shumë human dhe mos të turproheni por me guxim dhe ta trashëgjn ashu si duhet sepse vetëm në ketë drejtim e tregoni dinjitetin edhe para civilizimit edhe para popullit edhe para zotit . Profesor Hakiu i udhëzon hulumtuesit e kominiteteit Egjiptian që të këkojn në fondet e personaliteteve për hulumtimin mbi origjinen e komuniteteit Egjiptiano-Shqipetar si Milan Shuflei, në arkivin e Stambollit në fondin e Dërvish Himes njëri ndër patriotët dhe shkenctarët më të mëdhnenjë Shqipëtar, fondin e Nikole Ivanoi që gjindet në Cetinjë , të hulumtoni në punën e të madhit Sami Frasherit nga viti 1897-1898 , në fondin e Jovan Haxhivasiloviqit , dhe në fondin e Qamil Pashës në Stamboll.

.